
Balluku në kantierin e rrugës Berat-Ballaban: Lidh tre bashki, çliron një potencial ekonomik dhe turistik
👁1551
Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren Belinda Balluku, inspektuan kantierin e punimeve në rrugën e vjetër ish-kombëtare Berat-Këlcyrë-Përmet. Në një postim në Facebook, Balluku shkruan se ky investim lidh tre bashki, si edhe çliron një potencial ekonomik dhe turistik.
”Në kantierin e rrugës Berat-Ballaban 60 km e gjatë, e cila lidh tre bashki Berat-Përmet-Tepelenë, dhe çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për të gjitha këto zona”,-shkruan Balluku.
Sipas kryeministrit, në vijim do investohet për të përfunduar projektin dhe për ta lidhur Beratin me Korçën nëpërmjet kësaj rruge, duke krijuar një unazë infrastrukturore rrugore dhe që do i shërbejë së tepërmi zonës.
Burimi