
Balla pritet nga kryebashkiaku Mo Butt: Krenar për shqiptarët që punojnë në bashkinë Brent
👁6435
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë Brent Londër, Mo Butt.
Balla shprehu krenarinë për shqiptarët që janë integruar plotësisht në shoqërinë britanike dhe punojnë në strukturat e kësaj bashkie.
Po ashtu është takuar këto ditë me dhjetëra shqiptarë të suksesshëm që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe pa asnjë mbështetje dhe ndihmë, dhe ia kanë arritur të integrohen më së miri falë punës dhe përkushtimit.
Burimi