
Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, Von der Leyen: Turqia duhet të mbrojë vlerat evropiane
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar për ndalimin e kryetarit të Bashkisë të Stambollit Ekrem Imamoglu. Ajo thotë se është thellësisht shqetësues. Duke iu përgjigj një pyetje, Ursula von der Leyen tha se është thelbësore që Turqia të dedikohet në vullnetin për të kryer praktikat europiane.
”Ne e shohim si një lajm thellësisht shqetësues ndalimin e kryebashkiakut, duke qenë se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Është thelbësore që Turqia të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.
Ne duam që Turqia të mbetet e lidhur me Evropën, por kjo kërkon një angazhim të qartë ndaj normave dhe praktikave demokratike dhe është thelbësore që Turqia të respektojë këto parime themelore”,-tha Von der Leyn.
Burimi