Arion Sulo: Lista e PS me të rinj, por pa logjikë politike

Arion Sulo: Lista e PS me të rinj, por pa logjikë politike

Analisti Arion Sulo flet për listat e kandidatëve për deputet. Sulo e cilësoi listën e PS-së si një listë me të rinj, por pa një logjikë të qartë politike. Sipas tij, sa më shumë të rinj dhe emra të panjohur të futen në listën e PS-së, aq më shumë Rama mund të duket si një lider i ri dhe i korruptuar.
Ai përmendi një podcast që Rama ka realizuar me të rinjtë, duke kaluar 9 orë duke diskutuar me ta, që sipas Sulos është një tjetër hap për të shfrytëzuar strategjinë propagandistike.

”Edi Rama e ka spastruar qëllimisht PS-në. Lista e PS është me të rinj, por pa logjikë politike. Lista e PD është shpërblyese, por ka një logjikë, ka politikanë. Rama do të duket i ri dhe i pakorruptuar pas 12 vitesh. Rama do sa më shumë të rinj e njerëz të panjohur. Është propagandë dhe efikase. Edi Rama dje ka bërë 9 orë Podcast me këta të rinj”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente