Anuela Ristani te “Opinion”: Në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh” ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal…

Anuela Ristani te “Opinion”: Në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh” ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal…

Në emisionin “Opinion”, Blendi Fevziu ka lexuar një reagim te kryetares në detyrë në Bashkinë e Tiranës: “Kam një reagim nga Anuela Ristani. Më thotë zoti Fevziu ndjesë, por duke ju ndjekur vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë. Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj.
Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh” ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, – thuhej në reagimin e saj.

Kaq tha Fevziu ndër të tjera në emision.
Burimi