Ambasadorët austriakë të rajonit takim me përfaqësuesit e SPAK: Pavarësia në hetim është thelbësore

Ambasadorët austriakë të rajonit takim me përfaqësuesit e SPAK: Pavarësia në hetim është thelbësore

Ambasadorët e Austrisë në vendet e rajonit, thonë se mbështesin zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ata kanë zhvilluar një takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të Prokurorisë së Posaçme. Ambasada e Austrisë në vendin tonë thotë se diplomatët kanë theksuar rëndësinë e pavarësisë së SPAK në hetim si thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës.
Ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor shkëmbyen ide me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë konferencës së tyre në Tiranë.

“Pak muaj më parë u hap rruga për negociatat gjithëpërfshirëse të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Austria është qartazi e përkushtuar ndaj perspektivës së Shqipërisë në BE dhe po mbështet, ndër të tjera, zbatimin e reformës në drejtësi.
Ambasadoret dhe ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor shkëmbyen ide edhe me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë konferencës së tyre në Tiranë.
Pavarësia e SPAK-ut në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, thekson ambasada austriake në Tiranë.
Burimi