
AIDA organizon eventin Match Maker Albania 2025! Ky është eventi kryesor i vitit për bizneset
Kjo ngjarje është një mundësi e jashtëzakonshme për të lidhur eksportuesit shqiptarë me tregjet ndërkombëtare, për të prezantuar investime vendase dhe të huaja në Shqipëri, për të shfaqur potencialin e vendit tonë dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani globale.
Në këtë ngjarje të rëndesishme për zhvillimin e bizneseve do të bashkohen në një vend:
+500 Investitorë ndërkombëtarë;+200 Investitorë shqiptarë;+30 Eksportues shqiptarë;+20 Shtete të përfaqësuara nga institucione dhe biznese;+30 Projekte private dhe shtetërore për të investuar;+10 Institucione shtetëtore shqiptare;
Pjesëmarrja e eksportuesve shqiptarë në Match-Maker Albania 2025 paraqet një mundësi të shkëlqyer për zgjerimin e tregjeve dhe krijimin e lidhjeve strategjike me blerës dhe partnerë ndërkombëtarë. Përmes takimeve B2B të strukturuara, bizneset eksportuese do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe bizneset e tyre përballë një audience të përzgjedhur investitorësh dhe biznesesh të huaja, duke forcuar praninë e tyre në tregjet globale dhe duke kontribuar në rritjen e eksporteve shqiptare.
Lidhuni me partnerë të rinj, zgjeroni tregun dhe eksploroni mundësi investimi duke qenë pjesë e ngjarjeve të këtij eventi si:
-Takime B2B & B2G-Panair me produktet “Made in Albania”-Panele me ekspertë të njohur-Podcast & media room-Workshop-e me produkte shqiptare-Social events & kulturë
Bashkohuni me liderët e tregut dhe bëhuni pjesë e së ardhmes së biznesit shqiptar! Eventi mbështetet nga MInistria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Enterprise Europe Network Albania.
Burimi