![A do të shpallë KIZ rezultatin e zgjedhjeve në universitetin “Luigj Gurakuqi”?!](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/a-do-te-shpalle-kiz-rezultatin-e-zgjedhjeve-ne-universitetin-luigj-gurakuqi_667aca7ebd842.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
A do të shpallë KIZ rezultatin e zgjedhjeve në universitetin “Luigj Gurakuqi”?!
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve ka njoftuar mbledhjen e radhës për ditën e sotme, e martë, 25 qershor 2024, në orën 18:00. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi që kryetari i KIZ- it, Fatjon Nurja u ka dërguar në mail anëtarëve të komisionit.
Një ditë më parë, mbledhja e paralajmëruar u anulua për shkak të impenjimeve personale të kryetarit Nurja. Në njoftimin e sotëm, duke shpresuar që mbledhja të zhvillohet, thuhet:
Pritet me interes nëse KIZ-i i Shkodrës do të konludojë me vendimmarrje, i mbetur i fundit në radhën e universiteteve publike, të cilat tashmë kanë zyrtarizuar rektorët e drejtuesit e tjerë të rinj sipas niveleve.
Sipas tabelës së rezultateve të miratuar pa kontestime nga të gjithë anëtarët e KIZ-it, rektori i ri i zgjedhur është prof. dr. Tonin Gjuraj, i cili mundi në garë rektoren aktuale në detyrë prof. dr. Rajmonda Këçira.
Burimi