
320 mijë njerëz në Beograd në protestë. Vuçiç: “Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz”
Organizata joformale, Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson numrin e tubimeve në Serbi, tha se në mitingun e 15 marsit në Beograd, ishin midis 275.000 dhe 325.000 njerëz.
Ajo theksoi se ekziston mundësia që ky numër të jetë edhe më i lartë.
“Për shkak të madhësisë së jashtëzakonshme, natyrës dinamike dhe strukturës së tubimit, si dhe situatës së paqartë në pjesë të caktuara të qytetit, veçanërisht në Beogradin e Ri, një vlerësim më i saktë nuk është i mundur”, tha organizata.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pas protestës së 15 marsit në Beograd se pushteti e ka kuptuar mesazhin.
“Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë”, tha ai.
Megjithatë, Vuçiq vlerësoi se shumica e qytetarëve nuk duan “revolucion me ngjyra”.
Qeveria pretendon se protestat për tragjedinë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, janë përpjekje për një “revolucion me ngjyra” – gjë të cilën studentët protestues e mohojnë.
Vuçiq iu drejtua publikut pak orë pas përfundimit të një proteste të madhe në Beograd.
Burimi