“Kodi i ri dënon më pak korrupsionin!”/ Juristët kritikojnë draftin: Ndërhyrjet në Kod s’janë të plota. Burgu, opsioni i fundit

“Kodi i ri dënon më pak korrupsionin!”/ Juristët kritikojnë draftin: Ndërhyrjet në Kod s’janë të plota. Burgu, opsioni i fundit

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara në Kodin Penal. Jo vetëm propozohet ulja e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual për ata funksionarë publikë që kryejnë veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit, por rindërtimi i fjalive shton paqartësinë e gjykimit ku duhet vërtetuar qëllimi kriminal për nenin e shpërdorimit të detyrës apo qëllimi i përfitimit në dispozitën e shkeljes së barazisë në tendera. Juristët kritikojnë se këto ndryshime të propozuara rrezikojnë të prodhojnë një klimë pandëshkueshmërie në sektorin publik në një kohë kur flitet se prioritet është lufta kundër korrupsionit. “Shpërdorimi i detyrës është një dispozitë blanket që në formulimin...