Klevi Metaj, simboli i protestës, djali i gazetares së njohur
Studenti i Drejtësisë, Klevi Metaj, është kthyer në një nga emrat më të komentuar të protestës së studentëve, pas përplasjeve me efektivët e policisë mbrëmjen e së martës. Ai është djali i Brikena Metajt, korrespondente e News24 në Gjirokastër, dhe studion në Universitetin e Tiranës. Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë Metajn duke ecur në trotuar, përpara se të goditet nga një efektiv policie. Në vijim, ai shfaqet në një përplasje fizike me disa efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të pajisur me shkopinj gome. Më vonë, në rrjetet sociale u publikuan fotografi të studentit të prangosur te kangjellat e Ministrisë, si dhe pamje ku ai shfaqet me shenja të dukshme dhune brenda një furgoni policie. Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet...
Burimi:
ntv.al