
Kavaja bashkon “të pabashkueshmit”, Spiropalin dhe kryebashkiakun demokrat Qosja, s’mungojnë as Presidenti Begaj dhe Talat Xhaferi
👁4647
Sot në Kavajë, në ceremoninë e 26-vjetorit të rënies dhe përurimit të shtatores së dëshmorit të kombit, djaloshit kavajas, Indrit Cara, u pa, përveç të tjerash, edhe një spektakël politik. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuese politike e socialistëve për qarkun Tiranë, u prit me nderime të pazakonta nga Kryebashkiaku demokrat Fisnik Qosja. I pranishëm ishte edhe Presidenti Bajram Begaj. Dhe nuk mungonte as ish Kryeparlamentari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pjesëmarrës i rregullt në veprimtaritë me natyrë kombëtare në Shqipëri. Katërshja morën pjesë bashkarisht jo vetëm në nderimin e dëshmorit Indrit Cara, por edhe në veprimtari të tjera...
Burimi:
Top-Channel.tv