Katovica e Re!
Çfarë është Katovica e Re? Katovica e Re është arti i humbjes së kontrolluar të pushtetit. Jo medoemos një dokument sekret. Jo një procesverbal që pret të dalë nga ndonjë kasafortë. Jo domosdoshmërisht një tavolinë ku armiqtë e ditës takohen natën dhe firmosin të njëjtën letër. Mund të jetë plan, ujdi ose thjesht konvergjencë, secili ndjek interesin e vetë dhe, pa një dirigjent të vetëm, interesat përfundojnë duke ruajtur të njëjtin kufi. Katovica e Re është emri që i jap këtij mekanizmi, konsensusit negativ mbi kufijtë e kundërshtimit të pranueshëm, dhe mbi pasardhësin e pranueshëm të një rendi që e di se nuk mund të jetë i përjetshëm. Sepse nuk është e nevojshme ta mbash përgjithmonë karrigen që të mbijetosh. Mund të humbasësh postin dhe...
Burimi:
ntv.al