Kategoria e Parë/ Skënderbeu ngec në shtëpi, korçarët barazojnë me Luftëtarin
Skënderbeu nuk e nisi ashtu siç pritej vitin e ri futbollistik, duke u ndalur në barazim 1-1 në shtëpi përballë Luftëtarit, skuadër që lufton për mbijetesë në Kategorinë e Parë. Kryesuesit e kampionatit dominuan pjesën e parë të takimit, duke kontrolluar lojën dhe krijuar disa raste shënimi, por edhe miqtë u shfaqën të rrezikshëm në disa momente para portës së Alias. Megjithatë, 45 minutat e para u mbyllën pa gola. Në pjesën e dytë, Skënderbeu shtoi presionin dhe pati mundësinë ideale për të kaluar në avantazh, por Abidun u ndal nga pika e penalltisë, me portierin Tahri që bëri një pritje vendimtare. Ndërkohë, Luftëtari përfitoi nga një aksion individual i Nianguilës, i cili fitoi një 11-metërsh dhe e shndërroi vetë në gol, duke kaluar gjirokastritët...
Burimi:
top-channel.tv