“Koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqiptarëve”, vargjet e fuqishme të Ali Asllanit

“Koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqiptarëve”, vargjet e fuqishme të Ali Asllanit

Më 28 nëntor 1884, në fshatin Vajzë të Vlorës, lindi Ali Asllani, një nga poetët dhe intelektualët e njohur shqiptarë, krijimtaria e të cilit u shqua për ndjeshmërinë atdhetare dhe kritikën ndaj padrejtësive shoqërore. Përveç veprimtarisë letrare, Asllani pati edhe një karrierë të gjatë në administratën shtetërore dhe diplomaci. Pas studimeve në Stamboll, shërbeu në disa poste administrative, ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në kohën e Ismail Qemalit dhe dy herë kryetar i Bashkisë së Vlorës. Pas Luftës së Dytë Botërore ishte ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Poezia e tij u karakterizua nga temat atdhetare, satira politike dhe denoncimi i korrupsionit, hipokrizisë dhe shfrytëzimit të popullit. Një nga krijimet më të njohura të tij është poezia satirike...