Donika Dabishevci: MARIGO, PËRTEJ NJI GJILPANE N’DUER…

Donika Dabishevci: MARIGO, PËRTEJ NJI GJILPANE N’DUER…

Sot asht 28 Nandori dhe në kujtesën tonë kolektive kjo datë e rëndësishme, ndër të tjera, lidhet edhe me nji emën grueje, me atë të Marigo Posios (Marigonës), figura e së cilës asht reduktue pothuejse në nji togfjalësh të vetëm: “qëndistarja e flamurit”. Nga Donika Dabishevci Pra, sa herë vjen 28 Nandori, kujtojmë gjilpanën e penjtë n’duert e saja… edhe pse Marigoja ishte shumë ma tepër se aq. E pikërisht për këtë arsye, unë sot du me kujtue Marigon si njanën prej vajzave t’para shqiptare t’shkollueme n’gjuhë amtare. Si nxanësen e Sevasti Qiriazit. Du me kujtue Marigon intelektuale, Marigon poete, Marigon publiciste e edhe veprimtaren politike Marigo. Sepse shtëpia e kësaj grueje, në fillim të shekullit të kaluem, ishte nji prej vatrave ku zhvillohej veprimtaria...