New York-u njeh zyrtarisht 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

New York-u njeh zyrtarisht 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

28 November, 2026 - 15:00 Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, do të shënohet zyrtarisht edhe në kalendarin e qytetit të New York-ut, pas miratimit të një rezolute nga Këshilli Bashkiak më 19 nëntor 2026. Nisma u ndërmor nga këshilltarja Amanda C. Farías, me mbështetjen e Shirley Aldebol, Farah N. Louis dhe Frank Morano. Rezoluta nderon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, si dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në jetën e qytetit. Sipas Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, mbi 100 mijë qytetarë me origjinë shqiptare jetojnë në pesë distriktet e New York-ut, me përqendrim të veçantë në Bronx dhe Staten Island. Dokumenti rikujton gjithashtu marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane, mbështetjen e presidentit Woodrow Wilson për Shqipërinë pas Luftës së Parë Botërore dhe...