No Image Available

Përplasja mes policëve dhe protestuesve/ Balla gjen “fajtorin”: Seksioni i dhunës së Saliut

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së 28 Nëntorit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit hodhën molotovë dhe sende të forta në drejtim të forcave të policisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla dënoi aktet e dhunës, ndërsa përgjegjësinë për organizimin e tyre ia atribuoi mbështetësve të Sali Berishës. Ai e cilësoi të papranueshme që incidente të tilla të ndodhin në Ditën e Pavarësisë. Në reagimin e tij, Balla përdori tone të ashpra ndaj protestuesve, duke i akuzuar edhe për shërbim ndaj interesave të huaja. “Ja dhe seksioni i dhunës së Saliut, përzierë me ndonjë gone e llapaqorrë, hyzmeqarë të turpshëm të duarve të huaja që sulmojnë Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë....