Tragjike/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, humb jetën në spital

Tragjike/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, humb jetën në spital

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Bathore të Kamzës, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë nga porta e banesës. I mituri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, fëmija nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e 7-vjeçarit është konfirmuar nga burime pranë Spitalit të Traumës. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.