Akademia e Shkencave kujton 28 Nëntorin 1998, hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Shqipërisë
Në ditën e Pavarësisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka sjellë në vëmendje një tjetër datë të rëndësishme të historisë institucionale të vendit: 28 nëntorin 1998, kur hyri në fuqi Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë, dokumenti themelor i rendit kushtetues demokratik. Akademia e Shkencave thekson se hyrja në fuqi e Kushtetutës më 28 nëntor 1998 shënoi një moment të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të pluralizmit politik në Shqipëri. Kushtetuta u miratua nga Kuvendi më 21 tetor 1998 dhe më pas iu nënshtrua referendumit popullor më 22 nëntor të po atij viti. Pas miratimit nga qytetarët dhe shpalljes me dekret nga Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, ajo hyri në fuqi më 28 nëntor 1998, duke i dhënë vendit një kuadër të...
Burimi:
kultplus.com