Karriget përmbys para Kryeministrisë, Meta përshëndet protestën e pedagogëve
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen për protestën e pedagogëve në Tiranë, përmes një mesazhi të publikuar nga burgu. Meta e ka cilësuar tubimin si një “demonstrim të shkëlqyer të ndërgjegjes shoqërore”, duke vlerësuar guximin dhe qëndrimin e pedagogëve në mbrojtje të arsimit. Në reagimin e tij, ish-presidenti u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin pedagogët, gjimnazistët dhe të rinjtë shqiptarë, duke e lidhur protestën me shqetësimet për cilësinë e arsimit, largimin e të rinjve nga vendi dhe zbrazjen e auditoreve universitare. “Protesta e pedagogëve është një demonstrim i shkëlqyer i ndërgjegjes shoqërore të nivelit më të lartë! Mirënjohje të përzemërt për guximin, dinjitetin dhe zërin e fuqishëm të pedagogëve në mbrojtje të Arsimit, kundër zbrazjes së auditoreve dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë...
Burimi:
ntv.al