“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

Problematikat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, shërbimi ndaj qytetarëve, integriteti i punonjësve dhe masat kundër korrupsionit u diskutuan në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, gjatë një seance dëgjimore në kuadër të Kalendarit Tematik për Mbikëqyrjen Parlamentare. Gjatë diskutimit për Kadastrën, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, foli për vështirësitë që qytetarët hasin në shërbimet kadastrale, si dhe për problematikat që lidhen me dixhitalizimin, proceset ligjore, burimet njerëzore dhe menaxhimin. Xhafaj solli si shembull kadastrën turke, duke e krahasuar me situatën në Shqipëri. Ai tha se kishte pasur mundësinë të shihte dokumentacionin e kadastrës turke të një shekulli më parë, të hartuar pa inteligjenc artificiale dhe mundësitë e sotme, por që, sipas tij, ishte shumë më i rregullt. “Kadastra e tyre ishte si bukurshkrim,...