Jorgo Bllaci: Po ne ku u fshehëm, ku humbëm…
Poezi nga Jorgo Bllaci Oh, ç’natë! Prej tokës së thelli,Një hymn i mahnitshëm ushtonE çan madhështor nëpër qiellin,Ku hëna me retë vallzon.Dhe pishat me mall përqafojnëFenerët e rrugës kudo;Të dehura hijet lodrojnëE dridhen e puthen nën to.Pas tyre dikur, si fëmijë,Me miken ne rendnim me vrapE ndalnim t’i kapnim, po hijetNa shkisnin e putheshin prapë. Nuk di për sa kohë vazhduamTë rendnim ashtu plot hare,As di si pastaj u bashkuamMe lodrën e tyre dhe ne. Mbaj mend vetëm fjalët, që shkanëAq ëmbël nga buzët e saj:“I dashur, veç ty të kem pranë,Pa jeta rrjedh vetë pastaj…”Dhe nata, e bukura natë,Ushtimën pushoi rreth nesh;Kështu si tani, hënë e artëU fsheh edhe humbi pas resh.Po ne ku u fshehëm, ku humbëmAq keq, sa mos shiheshim dot?Sa më...
Burimi:
kultplus.com