Policia serbe mohon se përdori armë të heshtura me mikrovalë ndaj protestuesve paqësorë në Beograd

Policia serbe mohon se përdori armë të heshtura me mikrovalë ndaj protestuesve paqësorë në Beograd

Denoncime të shumta nga protesta gjigante e të shtunës në Beograd thanë se policia në një moment qetësie të plotë, ka përdorur armë djegëse me valë për të shpërndarë protestën paqësore të studentëve, në nder të viktimave të tragjedisë së Novi Sad.
Pamje të shumta në rrjetet sociale tregojnë sesi kur dhjetra mijëra protestues qëndronin të heshtur në shesh, papritur turmat nisin të largohen në panik të goditur nga armë të heshtura me djegie ose presion zanor.
Zyrtarët mohojnë se janë përdorur armë ilegale por protestuesit dhe analistët thanë se zyrtarët bënë një shfaqje të qëllimshme force kundër bashkëqytetarëve të tyre që protestonin paqësisht e qetësisht.
Në postimet në rrjetet sociale dëshmitarët në Beograd tregojnë momentet kur sipas tyre janë përdorur armë sonike, ilegale ndaj protestuesve.
Në minutat e para të heshtjes 15 minuta në nder të viktimave të stacionit, papritur pjesëmarrësit ndjenë një tingull të butë të zgjatur që shkaktoi menjëherë dhimbje dhe shtypje të njerëzve prej panikut.
Është një zhvillim alarmues që qeveritë mund të përdorin armë të tilla energjie të heshtura kundër turmave paqësore.
Armë të tilla janë përdorur në protestat e viteve të fundit dhe në Australi e Angli duke treguar masën e shtypjes ë lëndimit që qeveritë e vendeve janë të gatshme të përdorin kundër popullit të tyre.
Pas rreth katër muajsh protesta anti-qeveritare në Serbi demonstrata arriti kulmin të shtunën ku qindra mijëra njerëz u mblodhën në Beograd para parlamentit, për të treguar përçmimin ndaj qeverisë së Aleksander Vuçiç, që fajësohet për korrupsion galopant, neglizhencë ndaj jetës së qytetarëve dhe shkelje të rregullave të sigurisë në ndërtime.
Demonstrata arriti kulmin të shtunën ku qindra mijëra njerëz u mblodhën në Beograd para parlamentit, për të treguar përçmimin ndaj qeverisë së Aleksander Vuçiç

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente