
Modelja 24-vjeçare e YouTube vdes papritur në gjumë gjatë pushimeve
Alysha Burney, modelja e njohur e rrjetit YouTube ka vdekur në mënyrë të pashpjeguar pak ditë para ditëlindjes së 25-stë.
Vëllai i saj i shtangur Charles Burney, i cili ishte me të në momentin e vdekjes, mundohej të sqaronte dezinformacionin mbi arsyet e mundshme të tragjedisë.
Ai tha se motra kishte pësuar një krizë asmatike teksa flinte, e cila i kishte shkaktuar vdekjen në mënyrë të pashpjeguar.
Modelja e ndjekur amerikane kishte më shumë se pesë milionë ndjekës në rrjetet sociale, dhe në kohën e vdekjes ajo me të vëllanë ishin me pushime në Cabo San Lucas, të Meksikës.
I vëllai tha më tej se motra e tij e ndjerë “nuk merrte droga” dhe ishte një individ i lutur që “e donte jetën dhe veten e saj.”
“Nuk e di si ndodhi vdekja e motrës time por ka shumë spekulime në rrjet që nuk kanë kredibilitet dhe nuk duhet të besohen. Motra ime nuk përfshihej në mjedise që çojnë në situata të tilla”.
“Ajo ishte bujare dhe e hapur për udhëtimet e saj, Alysha ishte kreative dhe e orientuar te objektivi, teksa punonte për marrjen e diplomës në media dixhitale”.
Përveç prezencës online, Alysha kishte krijuar kompaninë e saj të produksionit ABurneyProductions me të cilën punonte që kur ishte 19 vjeçe.
Pas lajmit të vdekjes së papritur ndjekësit e saj dërgonin shumë mesazhe ngushëllimesh.
“Alysha jam duke qarë tani që mësoj këtë, me ty kam kaluar depresionin, ti më gëzoje kur isha e trishtuar”, shkruan nje prej ndjekseve.
Një tjetër shtonte: “Gjëra të çmendura po ndodhin, kjo më lëndon shumë, unë do të vijoj të luaj videot e tua në YouTube, falemnderit që na ke ndihmuar në ditë të vështira”.
Alysha Burney, modelja e njohur e rrjetit YouTube ka vdekur në mënyrë të pashpjeguar
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi