John Adams, një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

John Adams, një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Më 30 tetor të vitit 1735 lindi John Adams, një nga figurat kryesore në themelimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidenti i dytë i vendit. Adams ishte jurist dhe politikan amerikan, i cili luajti rol të rëndësishëm në procesin e pavarësisë së 13 kolonive amerikane nga Britania e Madhe. Ai ishte pjesë e Kongresit Kontinental dhe kontribuoi në hartimin e Deklaratës së Pavarësisë, së bashku me figura të tjera të njohura, si Thomas Jefferson dhe Benjamin Franklin. Në vitin 1789, Adams u zgjodh zëvendëspresidenti i parë i SHBA-së, gjatë presidencës së George Washingtonit. Tetë vjet më vonë, në vitin 1797, ai mori drejtimin e vendit si presidenti i dytë amerikan, detyrë që e mbajti deri në vitin 1801. Pas përfundimit të mandatit presidencial,...