“Jo bojkotit të Parlamentit, të përballemi me regjimin”- Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama ka humbur legjitimitetin, të mbështesim protestën në bulevard
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike, duke theksuar se shteti ka rënë në duart e mafias dhe se opozita nuk do e bojkotojë Parlamentin, duke akuzuar qeverinë për skandalet e AKSHI-t dhe sigurisë, përfshi arrestin ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së u shpreh se regjimi i kryeministrit Edi Rama ka marrë goditje shumë të rënda, duke shtuar se ka humbur çdo legjitimitet. “Ne mblidhemi në një kohë kur regjimi i narkoshtetit, regjimi i Edi Ramës, ka marrë goditjet më të rënda në tërës ekzistencën e tij. Diskreditimin më të madh. Ka humbur çdo legjitimitet që të qeverisë këtë vend. Është sot qeveria më e damkosur në Evropë dhe më gjerë....
Burimi:
javanews.al