Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Jepte para me fajde, më pas kërcënonte borxhlinjtë për t’u marrë paratë, AMP arreston nënkomisarin në Elbasan,…
Një punonjës policie në Elbasan është arrestuar nga AMP, pasi u jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas i kërcënonte me shuma të mëdha parash. Bëhet fjalë për nënkomisarin Edison Pemaj, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në drejtorinë e policisë në Elbasan. Pemaj, pasi u jepte para me fajde personave, i shtrëngonte ata nëpërmjet kanosjes apo dhunës për kthimin e shumave të konsiderueshme të parave. AMP bën me dije se në cilësinë e provës materiale nënkomisarit iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të...