“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike
Kreu lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një situatë kritike, duke e krahasuar vendin me një të sëmurë në sallën e urgjencës që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Nga Elbasani ku mori pjesë në Foltoren e radhës sot (25 shtator), ai theksoi se ripërtëritja e Partisë Demokratike është jetike dhe përcaktuese për ripërtëritjen e Shqipërisë. Duke folur nga Elbasani, Berisha theksoi se mbi 600 mijë pensionistë jetojnë me pensione të pjesshme, të cilat “absolutisht nuk mjaftojnë as për dy javë ushqime”, pa përmendur ndihmën e familjarëve. Ai përmendi gjithashtu të dhëna të fundit, sipas të cilave rritja e një fëmije në vitin e parë kërkon 66% të rrogës, ndërsa qiratë kanë arritur nivelin e pagës mesatare, duke e bërë blerjen...
Burimi:
javanews.al