No Image Available

‘Je agjente serbe’! Akuza e ish-kreut të SHISH ndaj Lalës, reagon Rezarta Caushaj: Duhet bërë shembull, përdori informacion të klasifikuar si mbrojtje

TIRANË- Gazetarja Rezarta Caushaj ka reaguar lidhur me përplasjen mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe gazetares Klodiana Lala jashtë ambjenteve të GJKKO-së. Hyseni duke mos komentuar akuzat ndaj saj, deklaroi se gazetarja Lala është takuar me agjentë serbë në dhomat e hotel Rogner. Caushaj në një reagim në rrjete sociale shprehet se nëse akuzat janë të vërteta, Hyseni përdori informacion të klasifikuar si 'armë' mbrojtje. Gazetarja duke iu referuar Vlora Hysenit shprehet se: 'Kjo grua duhet bërë shembull'. Reagimi i Rezarta Caushajt: VLORA HYSENI DUHET BËRË SHEMBULL! Nuk kam parë diversion dhe sugjestionim më të ndyrë se ai që ish-kreu i SHISH-it bëri ndaj gazetares Klodiana Lala, duke e akuzuar si agjente serbe. Gjithashtu, të bëjmë sikur e marrim seriozisht, përse nuk paska vepruar institucioni...