
Zhdukja e 15-vjeçares “ngriti në këmbë” Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris reagim mbi fatin e Merina Sylës
Rasti i Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg, Francë, ka tronditur komunitetin shqiptar në Francë.
“15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla e zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë, është rikthyer te familja e saj”, ka njoftuar Ambasada e Shqipërisë në Paris.
Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se pas tre ditësh kërkime nga autoritete franceze si dhe nga komuniteti shqiptar në Francë, 15-vjeçarja e cila jetonte në Strasburg u rikthye në shtëpi.
Sipas njoftimit të bërë publik nga Ambasada në rrjetet sociale, e mitura është shëndoshë e mirë dhe gëzon shëndet të plotë.
Ndërsa ende nuk ka një arsye të qartë se çfarë ka ndodhur këto tre ditë më të miturën, familjarët e saj kanë treguar se ajo ishte përballur me dhunë dhe bullizëm nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë.
Njoftimi i Ambasadës shqiptare në Paris:
Pas interesimit nga media dhe publiku, Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtesases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, Merina Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars.
Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë.
Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.
Burimi