
Vuçiç mobilizon traktorë për të mbrojtur Presidencën nga protestuesit (VIDEO)
Mjëra studentë dhe qytetarë nga e gjithë Serbia po organizohen për protestën masive këtë të shtunë, ndërsa qeveria ka marrë masat, duke mobilizuar traktorë para parkut “Pioneri” në Beograd, megjithëse nuk kanë leje për ta bërë këtë.
Qindra traktorë janë parë të pozicionuar në disa pika të ndryshme të Beogradit, jo vetëm një ditë përpara protestës, por edhe prej disa ditësh.
Sipas mediave serbe, nuk dihet se cilët mund të jenë skenarët e qeverisë, pasi shumica prej traktorëve janë pa targa ose me targa të mbuluara, duke ngritur dyshime për qëllimin e tyre të vërtetë.
Një nga skenarët më të përfolur është se traktorët mund të shfrytëzohen për të ushtruar presion dhe për të krijuar një atmosferë frike, në mënyrë që të ndihmojnë në frenimin e pjesëmarrjes në protestë.
Mësohet se firma e këtyre traktorëve kanë kontaktuar më herët me presidentin e vendit, por, megjithatë, nuk dihet nëse traktorët janë dërguar në Beograd me kërkesë të drejtpërdrejtë të autoriteteve.
Një tjetër skenar është se traktorët janë vendosur strategjikisht për të bllokuar hyrjet kryesore të qytetit më 15 mars, me qëllimin për të penguar pjesëmarrësit të arrijnë në protestë.
Burimi