
Vrasja e Fatbardh Licit, ‘zbërthehet’ para Policisë e dashura e Safet Bajrit: Atë ditë isha…
Eria Ago e arrestuar me dyshimin se ka përkrahur Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ne vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e arrestit ne burg.
Përmes avokatit Ago ka pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen madje ditën kur ka ndodhur vrasja gjendej ne Tiranë dhe jo në Shkodër.
Aktualisht, Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.
Prokuroria nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, çka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje.
Sipas informacioneve, Ago është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje që në kohën kur ndodhi ngjarja ne Shkodër, por është lënë e lirë.
Për të njëjtën ngjarje, është ankimuar masa në Apel edhe nga tre të dyshuarit për vrasjen e Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri.
Burimi