VIDEO/ Angli-Shqipëri, prononcimet e tifozëve anglezë nga Wembley: Duel interesant, por fitojmë ne

VIDEO/ Angli-Shqipëri, prononcimet e tifozëve anglezë nga Wembley: Duel interesant, por fitojmë ne

Numërimi mbrapsht ka nisur, Anglia pret me interes të lartëpremierën me Shqipërinë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, për llogari të kualifikueseve të Kupës së Botës.
Kurioziteti është i madh për këtë ndeshje, si nga shtypi britanik, por edhe nga tifozëria angleze, që kanë blerë çdo biletë të mundshme duke bërë që stadium të jetë ‘sold-out’ për duelin ndaj kuqezinjve.
Gazetari Fatjon Baze, ka zhvilluar disa intervista me tifozët anglezë, në “Wembley”, të cilët japin impresionet e tyre për eliminatoret e Botërorit.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Është sfida e parë e Thomas Tuchel. Do të jetë interesante të shohim se si do të luajë dhe çfarë stili futbolli do të ndjekë. Shpresoj që të jemi më sulmues. Por mendoj se Anglia do të jetë ekipi dominues. Do fitojmë 3-0. Mendoj se Harry Kane do të shënojë dy gola.
Jam tifoz i Newcastle, kështu që jam i lumtur që Dan Burn është grumbulluar për herë të parë. Por kemi edhe Tino Livramentodhe disa të tjerë që mund të jenë të mire”.
E emocionuar u shfaq edhe tifozja angleze:
“Shpresoj që Anglia të fitojë, sepse kemi tre lojtarët tanë nga Newcastle që sapo u grumbulluan në skuadër. Kështu që jemi shumë të emocionuar dhe shpresojmë që do të luajnë mirë.Rezultati do të jetë 2-1 për Anglinë. Lojtari im i preferuar është Dan Burn, i cili është 32 vjeç dhe sapo është grumbulluar për herë të parë në skuadrën e Anglisë”.
Interesante është se tifozët anglez, presin me padurim tëshohin stilin e lojës që do të aplikoj trajneri Tuchel.
“Do të jetë një ndeshje interesante për të parë se cila do të jetë skuadra e parë e Tuchel. Jam kuriozë për të parë stilin e ri dhe lojtarët e rinj në ekip. Mendoj se do të ketë mënyra të ndryshme se si Tuchel do ta vendosë ekipin në fushë. Por personalisht, pres një fitore të Anglisë”.
I pyetur se kush është lojtari i preferuar te Anglia, tifozi i Newcastle, u shpreh?
Për mua, është Bellingham. Jude i ka të gjitha. Mesfushori, ka bërë një punë fantastike”.
Ndeshja Anglia- Shqipërisë do të luhet këtë të premte më 21 mars në orën 20:45 në stadiumin “Wembley”.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente