Tërmeti shkund Kretën, shënohen dy lëkundje për një orë, ja sa ishte magnituda

Tërmeti shkund Kretën, shënohen dy lëkundje për një orë, ja sa ishte magnituda

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i parë u regjistrua në Paleochora, Chania, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 25 kilometra në jug-perëndim të Paleochiras, me thellësi prej 13.9 kilometra.
Më pas, një tërmet tjetër ka goditur rajonin e Lasithit, me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter. Sipas informacionit nga Instituti Gjeodinamik, epiqendra e këtij tërmeti ishte 70 kilometra në jug-perëndim të Chrysi, në Lasithi, me thellësi prej 24.7 kilometra.
Fatmirësisht, nuk ka pasur raporte për dëme të mëdha ose viktima nga këto tërmete, por autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente