Në prag të 11 majit, qeveria frenon shpenzimet ndonëse në buxhet po futen më tepër para

Në prag të 11 majit, qeveria frenon shpenzimet ndonëse në buxhet po futen më tepër para

Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në dy muajt e parë të vitit në buxhetin e shtetit hynë mbi 117 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me dymujorin e parë të vitit të shkuar, arkëtimet janë rritur me 13 miliardë lekë apo 12.5 për qind.

Me gjithë inflacionin e zbutur, nga tatimi mbi vlerën e shtuar mbi çmimet e ushqimeve dhe produkteve u mblodhën plotë 22.5 miliardë lekë, 3.5 për qind më tepër se një vit më parë. (grafik 2)  Rritja e pagave të individëve gjithashtu kontribuoi me 13.5 miliardë lekë nga 10.5 miliardë në janar-shkurtin e një viti më parë.

“Ky është një lajm i mirë për buxhetin e shtetit, por jo për qytetarët dhe bizneset. Këta të fundit po paguajnë më shumë. Na mungon një analizë që të shohë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. Nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e përgjithshme të politikave”, u shpreh për A2 CNN eksperti Eduart Gjokutaj.
Nga ana tjetër qeveria duket se po tregohet më dorështrënguar te shpenzimet. Në dy muajt e parë të vitit për investime shkuan 93.8 miliardë lekë. Në raport me periudhën janar-shkurt 2024 shpenzimet janë zgjeruar me 12 për qind, por ato u realizuan vetëm në masën 92.8 për qind të planit.

“Duhet analizuar me kujdes. Pse nuk janë realizuar investimet. Ky është problem. Nuk është kurim por mungesë eficence nga institucionet”, deklaroi eksperti Eduart Gjokutaj.
Të ardhurat ndjeshëm më të larat se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në dy muajt e parë të vitit me , me mbi 10 miliardë lekë të kursyera. /a2
Burimi