Lufta në pritje të telefonatës Trump-Putin, SHBA drejt njohjes së Krimesë si ruse

Lufta në pritje të telefonatës Trump-Putin, SHBA drejt njohjes së Krimesë si ruse

Administrata Trump është duke diskutuar mundësinë për njohjen e Krimesë si territor rus, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës që tashmë ka hyrë në vitin e saj të tretë.
Lajmin e bën të ditur gazeta Semafor, duke cituar disa burime, sipas të cilave Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim.
Sipas të njëjtave burime, administrata Trump ka shqyrtuar mundësinë që Shtetet e Bashkuara të bëjnë presion ndaj OKB-së për të bërë të njëjtën gjë dhe për të njohur Krimenë si territor rus.
Ditën e sotme pritet dhe telefonata mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e cila mund të ndryshojë dhe fatet e këtij konflikti.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale Donald Trump tha se “shumë elementë të një marrëveshjeje përfundimtare” për paqen në Ukrainë janë rënë dakord, megjithëse “mbetet shumë për të bërë”.
Trump shton se po “pret me padurim” bisedën telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. “Mijëra ushtarë të rinj po vdesin: duhet të marrë fund,” përfundoi ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente