
“Dardanët” godasin Brrutin me fjalët e himnit shqiptar, harrojnë që ai do t’i këndojë në Wembley
Përveç suksesit të Kosovës ndaj Islandës, ajo që tërhoqi vëmendjen në stadiumin ”Fadil Vokrri” të Prishtinës, ishte një pankartë gjigandë të tifogrupit “Dardanët”.
“Djemtë që i dalin zot vendit janë këtu, atdhedashurinë nuk e lënë me u tregtu”, shkruhet në banderolën e “dardanëve” që u shpalos para ndeshjes me Islandën.
Një mesazh ky për futbollistin Etnik Brruti që zgjodhi të pranojë ftesën e kombëtares shqiptare dhe pse prej disa vitesh ishte kapiten i 21-vjeçarëve të Kosovës.
E sikur të mos mjaftonte ky koment, tifozët e Kosovës kanë përdorur dhe himnin shqiptar dhe ne pankarta kanë shkruar “Prej lufte veç ai largohet, që është lindur tradhtar”, shkruajnë mes te tjerash tifozët dardanë. Megjithatë, kanë harruar se pikërisht këto fjalë Etnik Brruti do t’i thotë me krenari në Wembley, teksa do të luhet himni i shqiptarëve.
Burimi