BE “rrëzon” Putin, mbështetje financiare dhe ushtarake e vazhdueshme për Ukrainën. Vetëm Hungaria kundër

BE “rrëzon” Putin, mbështetje financiare dhe ushtarake e vazhdueshme për Ukrainën. Vetëm Hungaria kundër

Të gjithë liderët e BE-së kanë votuar sot në Samitin e Sigurisë të mbajtur në Bruksel, për mbështetjen e vazhdueshme të Ukrainës.
Vendet e Unionit Evropian, përveç kryeministrit hungarez Viktor Orban, votuan për vazhdimin e “mbështetjes së palëkundur të bllokut për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
Në një deklaratë zyrtare të lëshuar këtë pasdite, BE thotë se 26 nga 27 vendet e saj anëtare ranë dakord gjithashtu të ruajnë qasjen e saj “paqe përmes forcës”, që do të thotë të sigurohet që Ukraina të ketë “aftësi të fuqishme ushtarake dhe mbrojtëse”.
“BE-ja mbetet e gatshme për të rritur presionin ndaj Rusisë” dhe do të vazhdojë t’i japë Ukrainës mbështetje të rregullt financiare si dhe mbështetje ushtarake, thuhet në deklaratën e lidërve të BE-së.
Burimi