Arrestohet ish- drejtori i paraburgimit në Vlorë Zambak Gjoni, mister arsyeja

Arrestohet ish- drejtori i paraburgimit në Vlorë Zambak Gjoni, mister arsyeja

Ish drejtor i paraburgimit të Vlorës Zambak Gjoni ndodhet në burg, i arrestuar që prej 2 ditësh. Masa e sigurisë arrest me burg është konfirmuar këtë të premte, nga GJKKO, edhe pse arrestimi i tij është veshur me mister.
SPAK dhe policia nuk kanë dhënë njoftim mbi këtë rast, dhe mbrojtja e të arrestuarit shprehet e rezervuar për të dhënë detaje. Report Tv ka mësuar se për dosjen ndaj Zambak Gjoni ka vendim mospublikimi, fakt që i jep më shumë rëndësi arrestimit të tij.
Kujtojmë se Zambak Gjoni gjatë vitit të kaluar denoncoi ministrin aktual të brendshëm Ervin Hoxha për shpërdorim detyre lidhur me një ndërtim pa leje në Shkodër.
Ai pretendonte se subjekte të krimit të organizuar kishin ndërhyrë tek IKMT që në atë kohë drejtohej nga Hoxha, për të mos prishur objektin. Gjoni ka qenë deri para disa kohësh me funksion drejtor Inspektimesh, pranë këtij inspektorati.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente