Japonia do të heqë taksën mbi ushqimet për të ulur çmimet e lehtësuar presionin ndaj familjeve
Qeveria e Japonisë miratoi të premten një projektligj për të ulur taksën e konsumit mbi ushqimet dhe pijet joalkoolike nga 8% në 1% për dy vjet, duke synuar të lehtësojë presionin mbi familjet që përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve. Legjislacioni do të prezantojë gjithashtu një sistem përfitimesh monetare të lidhura me të ardhurat për personat me të ardhura të ulëta, raportoi Kyodo News. Qeveria e kryeministres, Sanae Takaichi e ka paraqitur projektligjin në parlament dhe synon të sigurojë miratimin parlamentar gjatë seancës aktuale, e cila përfundon më 12 dhjetor, përpara se të zbatojë uljen e taksave në prill 2027. Kjo do të ishte ulja e parë e taksës së konsumit në Japoni, që nga vendosja e saj në vitin 1989. Norma standarde e...
Burimi:
syri.net