Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë, largohet nën prezencën e Policisë dhe thirrjeve: UÇK…! (VIDEO)
Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën në familje. Ai është larguar nga shtëpia e tij me makinat e EULEX-it, nga ku do të niset drejt Hagës. Qytetarët kanë pritur për orë të tëra para shtëpisë së tij, por nuk kanë pasur mundësi ta takojnë. Në momentin kur ai është larguar mbështetësit brohorisnin me thirrjet “UÇK, UÇK” Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij. Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale. Herën e parë, Krasniqi u lejua të vijë në Kosovë pas vdekjes së vëllait të tij.
Burimi:
javanews.al