Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović viziton Prishtinën! Takohet me Presidenten Shiroka-Pula dhe ministrin e Jashtëm Konjufca
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, vizitoi sot Prishtinën, ku u takua me Presidenten e sapoemëruar Justina Shiroka-Pula dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Në takimin me Presidenten Shiroka-Pula, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së diskutoi për bashkëpunimin rajonal, zhvillimet në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin europian të rajonit. Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në proceset rajonale dhe të shndërrimit të zotimeve politike në bashkëpunim praktik që sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonomitë e rajonit. Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca, Kapetanović shkëmbeu pikëpamje mbi prioritetet për periudhën e ardhshme, zbatimin e angazhimeve rajonale dhe vazhdimin e bashkëpunimit me RCC-në. Diskutimi përfshiu gjithashtu rolin e...
Burimi:
javanews.al