“Nuk heqim dorë nga parimet tona”- Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, por me disa kushte!

“Nuk heqim dorë nga parimet tona”- Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, por me disa kushte!

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog, bashkëpunim dhe partneritet me autoritetet e reja në Serbi, por se mbeten prapa kërkesave të tyre sa i përket pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kështu tha gjatë seancës plenare në Kuvendin serb deputeti nga Koalicioni Shqiptar, Shaip Kamberi. Tetë parti shqiptare garuan së bashku në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, duke fituar dy mandate. Zgjedhjet i fitoi Lista Studentore, duke siguruar 140 nga 250 mandate në Kuvend dhe duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh Partinë Përparimtare Serbe të ish-presidentit Aleksandar Vuçiq. Koalicioni Shqiptar shprehu mbështetje për kandidaturën e kësaj liste për kryeparlamentar, Aleksandar Çupiq. Duke folur për kërkesat e shqiptarëve në Serbi, Kamberi tha se ato nuk janë të reja...