“Oj Kosovo, Kosovo”/ Kos për incidentin me këngën serbe: I shpreha keqardhje Kurtit

“Oj Kosovo, Kosovo”/ Kos për incidentin me këngën serbe: I shpreha keqardhje Kurtit

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar ndjesë ndaj Kosovës pas incidentit me interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në një koncert të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel. Ajo konfirmoi se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i ka shprehur keqardhjen për ngjarjen. Gjatë një debati në Komisionin për Çështje të Jashtme dhe Evropiane të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, më 17 nëntor, Kos sqaroi se repertori ishte përzgjedhur nga grupi muzikor i angazhuar për koncertin dhe se Komisioni Evropian nuk kishte miratuar paraprakisht çdo këngë. “Na vjen shumë keq që ndodhi kjo, sepse Kosova e meriton gjithë mbështetjen tonë dhe do ta marrë gjithë mbështetjen tonë”, deklaroi komisionarja. Incidenti ndodhi më 15 nëntor, gjatë...