No Image Available

Braçe sfidon qeverinë: Kush rrezikon buxhetin, të largohet nga kabineti

Deputeti socialist Erion Braçe ka lëshuar kritika të forta ndaj qeverisë gjatë diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2027, duke kërkuar largimin e ministrave që nuk arrijnë të realizojnë shpenzimet e parashikuara dhe rrezikojnë zbatimin e buxhetit të shtetit. Nga foltorja e Kuvendit, Braçe e cilësoi të papranueshme situatën e përsëritur ndër vite, ku të ardhurat buxhetore realizohen, por shpenzimet e planifikuara mbeten pa u kryer. Sipas tij, administrimi joefektiv i fondeve publike nuk mund të justifikohet dhe përgjegjësia duhet të ketë pasoja politike. “Ministrat që nuk realizojnë shpenzimet e parashikuara në buxhetin e shtetit duhet të ikin nga qeveria. Nuk ua ka borxh kurrkush paaftësinë dhe padijen për të përdorur paranë publike me efektivitet”, deklaroi Braçe. Ai paralajmëroi se kushdo që rrezikon realizimin e buxhetit...