Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Dosja kalon në SPAK, dyshime për përfshirjen e zyrtarëve me imunitet parlamentar
Prokuroria e Durrësit ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t’i kalojë SPAK-ut dosjen hetimore për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Dyshimet e grupit hetimor janë se ngjarja mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal, ku dyshohet se janë përfshirë edhe ish-zyrtarë që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, më herët janë arrestuar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana. Kalimi i dosjes në SPAK vjen pas dyshimeve për përfshirjen e një strukture të organizuar kriminale dhe të personave me imunitet parlamentar, duke bërë që hetimet për këtë çështje të vijojnë tashmë në Prokurorinë e Posaçme. Ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, akuzohet...
Burimi:
gijotina.com