Tenderi 4.1 milionë euro/ GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci
GJKKO ka dënuar ish-kryebashkiakun socialist të Memaliajt, Gjolek Gucin, me 2 vite burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Vendimi u dha këtë të mërkurë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me 1/3 dhe përfundimisht Guci është dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim. Gjykata ka vendosur gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Në të njëjtën çështje është shpallur fajtore edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë Memaliaj, Edmonda Harizi, e cila është dënuar fillimisht me 1 vit burg. Pas uljes me 1/3 për shkak të gjykimit të...
Burimi:
gijotina.com