Ngritën tre plantacione kanabisi në Belgjikë, çmontohet organizata shqiptare, arrestohen 6 prej tyre! Sekuestrohet edhe sasi e madhe droge

Ngritën tre plantacione kanabisi në Belgjikë, çmontohet organizata shqiptare, arrestohen 6 prej tyre! Sekuestrohet edhe sasi e madhe droge

Një operacion i Policisë në Belgjikë ka nxjerrë në pah përfshirjen e disa shqiptarëve në kultivimin e paligjshëm të kanabisit. Sipas mediave vendase, gjashtë shqiptarë janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nga hetuesit e policisë lokale të Leuvenit, në kuadër të një hetimi për një organizatë kriminale që dyshohet se merrej me kultivimin e lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua të hënën, më 9 nëntor 2026, nën drejtimin e një prokurori, ndërsa u kryen njëkohësisht pesë kontrolle banesash në zonat e Leuvenit, Halle-Vilvoorde dhe Brukselit, konkretisht në Etterbeek, Evere, Leuven, Overijse dhe Tervuren. Gjatë kontrolleve u zbuluan tre plantacione profesionale kanabisi, dy prej të cilave ishin në funksion të plotë. Sipas Prokurorisë belge, në total u gjetën më shumë se 2 mijë bimë kanabisi, si...