Gjermani/ Praktika të dyshimta biznesi, rrjedhja e të dhënave “rrezikon” edhe Deutsche Bank!
Deutsche Bank, institucioni më i madh financiar në Gjermani, po përballet me akuza të reja pas publikimit të mbi 15 milionë dokumenteve të brendshme, të cilat zbulojnë praktika të dyshimta biznesi, mangësi në kontrollet kundër pastrimit të parave dhe marrëdhënie të diskutueshme me klientë të fuqishëm. Dokumentet, të analizuara nga media ndërkombëtare si Der Spiegel, ZDF, The New York Times dhe Financial Times, përfshijnë mbi nëntë milionë e-maile, raporte dhe shënime të brendshme. Sipas raportimeve, banka ka shpërfillur paralajmërime të brendshme për marrëdhënie biznesi problematike, ndërsa dokumentet hedhin dritë mbi lidhjet me oligarkë rusë, si dhe marrëdhëniet shumëvjeçare me Jeffrey Epstein dhe presidentin amerikan Donald Trump. Në dokumente përmenden gjithashtu skema të diskutueshme të optimizimit tatimor për klientë të pasur, marrëveshje në sektorin e armatimeve...
Burimi:
javanews.al